Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermieria mbeti pa martuar pasi nuk i dha leje spitali

Lajme 13/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa vazhdojnë përplasjet mes administratës dhe ministrave teknike, ata që po e vuajnë nuk janë nëpunësit që vërtet janë angazhuar në fushatë, por të tjerët, ata që kanë prenotuar vërtet pushime, apo kanë impenjime familjare.

Urdhrat administrativë të ministrave teknikë, ndoshta nuk po lejojnë abuzimet, por bashkë me ta, po ndalojnë njerëzit të martohen. Derisa të mbarojë fushata.

“Martohem këtë javë. Më takon 5 ditë leje, po drejtoresha nuk e firmos se thotë ka dhënë urdhër ministri”, tregon Lumturie Hasa.
Rasti i Lumturisë, e cila punon infermiere, nuk është i vetmi. Punonjësve të administratës u është dashur të ndërpresin pushimet apo t’i shtyjnë ato pasi ministrat në qeveri, të ardhur pas marrëveshjes politike kanë pezulluar lejet për çdo punonjës të administratës deri në datën 30 qershor.

“Në fakt i takon me Kod Pune, por në këto moment është i pamundur të realizohet për shkak të urdhrit të Ministrit. U konsultova me juristen e qendrës për këtë rast dhe është e pamundur”, shpjegon Brunilda Shiroka, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Nr 3.

Përveçse nuk lejojnë marrjen e lejes në këtë periudhë ministrat teknikë kanë urdhëruar ndërprerjen e lejeve edhe nëse punonjësit i kanë nisur, dhe se moszbatimi i këtij urdhri shkakton përgjegjësi disiplinore sipas ligjit në fuqi.

Juristët vlerësojnë se urdhrat për lejet e zakonshme nuk janë legjitime, pasi asnjë akt ligjor nuk i jep të drejtë ministrit në lidhje me pushimet vjetore. Bazuar në dispozitat ligjore që rregullojnë shërbimin civil, ministri është epror vetëm për drejtuesit e lartë në ministri dhe jo për titullarët e institucioneve në varësi. Lejet vjetore për nëpunësit civil jepen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe nga njësia e burimeve njerëzore. Për këtë juristët vlerësojnë se ministrat teknike kanë tejkaluar kompetencat.

Por ashtu si rrugët drejt zotit, edhe ato drejt pushimeve janë të pafundme.

Nxitur jo aq nga pjesëmarrja në fushatë sesa nga ofertat më të lira për pushime në qershor, ky urdhër duket se megjithatë nuk ka penguar shumë nga punonjësit e administratës të gjejnë rrugë të tjera ligjore për të munguar në punë./Top Channel/

Artikulli paraprakKy ushtrim vaginal do t’ua lehtësojë dhimbjen gjatë lindjes (Video)
Artikulli i rradhës Gra mos qëndroni në ambiente të ndotura, ja çfarë i shkakton fëmijës ajri i ndotur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.