Autoritetet në Gjermaninë Veriore u kanë bërë thirrje mijëra njerëzve që të marrin një tjetër vaksinë kundër Covid-it, pas një hetimi policor ku u zbulua se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’i ketë injektuar një tretësirë të kripur në vend të vaksinës.
Infermierja dyshohet se ka injektuar tretësirë kripe në vend të dozave të vërteta të vaksinës COVID në një qendër vaksinimi në Friesland – një zonë rurale pranë bregut të Detit të Veriut – gjatë kohës së pranverës së hershme, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
“Unë jam plotësisht i tronditur nga ky episod”, tha Sven Ambrosy, një këshilltar lokal përmes rrjetit social Facebook ndërsa autoritetet lokale lëshuan thirrjen të martën për rreth 8,600 banorë që mund të jenë prekur nga ky incident.
Ndërsa tretësira e kripës është e padëmshme, shumica e njerëzve që u vaksinuan në Gjermani në muajt mars dhe prill kur ndodhi ky incident – tanimë, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm janë ende në rrezik të lartë për të kapur Covid-in.
Motivi i kësaj ngjarje nga ana e infermierës ende nuk është i qartë, por thuhet se kishte lidhje rreth pikëpamjeve skeptike të para rreth vaksinave në postimet në mediat sociale, thanë hetuesit e policisë. /Gazeta Shneta/