Është bërë pothuajse normale të publikohen video të ndryshme nga vendi i punës në rrjete sociale e sidomos në TikTok.
Një video e cila është bërë virale paraqet pamje të rënda të publikuara brenda spitalit të Elbasanit. Një punëtore që mendohet se është infermiere në spitalin Rajonal të Elbasanit e quajtur Silvana ka publikuar video në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit, shkruan Gazeta Shneta.
Brenda videos në TikTok ajo ka treguar kolegët e saj në sallën e operacionit, embrionin e një foshnje pas aborti, gjakun e pacientëve, pajisjet e spitalore dhe veten e saj duke pozuar korridoreve të spitalit.
Pas kritikave të shumta ajo e ka fshirë videon. Videon mund ta shikoni këtu.