Lexoni më shumë për t’u informuar rreth ngjarjeve të fundit nga bota.
SHBA:Raportohen afër 48,000 raste të reja me Covid-19 dhe 1,029 viktima gjatë ditës së djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.Në total, janë 5,361,165 të infektuar dhe 169,481 viktima.
Japonia: Shënohen 1,238 infeksione të reja me Covid-19 të shtunën.Kjo është dita e tretë radhazi që vendi ka raportuar mbi 1,000 raste të reja ditore.
Zelanda e Re: Konfirmohen 13 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së sotme në Zelandën e Re.Vendi pritet të marrë vendime të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19.Aktualisht janë 1,271 raste që nga fillimi i pandemisë, 61 raste janë aktive.
Meksikë: Janë raportuar 6,345 raste të reja me Covid-19 të shtunën në Meksikë.Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 517,714, ndërsa i vdekjeve është 56,543./GazetaShneta/