Një studim i ri i publikuar në revistën The Lancet ka zbuluar se përdorimi i një inhalatori “dy-në-një”, i cili kombinon kortikosteroidin e thithur budesonide me bronkodilatatorin me veprim të shpejtë formoterol, zvogëlon me rreth 45% sulmet e astmës tek fëmijët krahasuar me inhalatorin standard salbutamol.
Ky është studimi i parë i kontrolluar me metodën e rastësisë që teston përdorimin e këtij inhalatori si terapi e vetme lehtësuese për fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Në total, u përfshinë 360 fëmijë në Zelandën e Re, të ndarë rastësisht në dy grupe – njëri me budesonide-formoterol dhe tjetri me salbutamol.
Pas një viti, grupi me inhalatorin “dy-në-një” kishte dukshëm më pak sulme astme, ndërsa nuk u vërejtën dallime të rrezikshme në siguri, rritje apo funksion të mushkërive.
Dr. Lee Hatter, autor kryesor i studimit, theksoi se ky zbulim është një hap i madh për menaxhimin e astmës tek fëmijët
“Për herë të parë kemi provuar se inhalatori budesonide-formoterol, i përdorur sipas nevojës, mund të reduktojë ndjeshëm sulmet e astmës tek fëmijët me astmë të lehtë.”/Gazeta Shneta/




