Rënia e përhapjes së duhanpirjes në SHBA, përfshirë edhe tek gratë shtatzëna, ka shoqëruar një ulje të numrit të foshnjave të lindura me gastroschisis një defekt i rrallë ku organet dalin jashtë trupit për shkak të mosformimit të plotë të murit abdominal.
Studimi, i paraqitur në Konferencën Kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë 2025, analizoi të dhënat e lindjeve të gjalla nga Departamenti i Shëndetësisë së SHBA-së për periudhën 2017–2023.
Nga mbi 25.8 milion lindje, 5,121 foshnja u diagnostikuan me këtë defekt, prej të cilëve 16.7% kishin nëna me histori duhanpirjeje para shtatzënisë, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Të dhënat treguan se duhanpirja para shtatzënisë ra nga 9.4% në vitin 2017 në 4.1% në vitin 2023, ndërsa incidenca e gastroschisis ra nga 2.4 në 1.6 raste për 10,000 lindje.
Rreziku për këtë defekt rritej me 39% për çdo 10 cigare të konsumuara në ditë para konceptimit.
Sipas studiuesve, ky është një shembull se si ndërhyrjet bazike të shëndetit publik, si ulja e duhanpirjes, mund të ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e anomalive të lindjes dhe të përmirësojnë shëndetin e brezave të ardhshëm./Gazeta Shneta/


