Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektoratet shëndetësore Kosovë-Shqipëri do të thellojnë bashkëpunimin

Lajme 30/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektoratet shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë do të thellojnë bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për të siguruar shëndetin e qytetarëve gjatë pandemisë.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas një vizite që kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme kryeinspektori Shaban Osmanaj dhe sekretari Naim Bardiqi, me homologët e tyre në Tiranë, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni njoftimin e plotë:

Inspektoratet Shëndetësore të Kosovës e Shqipërisë me inspektime të përbashkëta për një verë të shëndetshme turistike

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror i Republikës së Shqipërisë ka qenë sot nikoqir i Inspektoratit shëndetësor të Republikës së Kosovës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë,  në kuadër të angazhimeve të dy ministrive respektive të Shëndetësisë për zbatimin e Protokollit të bashkëpunimit midis dy shteteve/inspektorateve përkatëse.

Në një takim të mbajtur në Tiranë, Sekretarët e përgjithshëm të MSh-së nga Kosova e Shqipëria, dr. Naim Bardiqi dhe znj. Gelardina Prodani diskutuan për zbatimin Marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe protokollit shtesë të kësaj marrëveshjeje si dhe asistencën dhe ekspertizën që ministritë mund të ndajnë mes vete në menaxhimin e mëtejmë të pandemisë COVID-19, procesin e vaksinimit, përditësimin e legjislacinit dhe fushat e tjera me interes të dyanshëm në shëndetësi.

Kurse, kryeinspektorët shëndetësor, znj. Vjollca Braho dhe dr. Shaban Osmanaj kanë diskutuar për angazhimin e dy inspektorateve për të siguruar shëndetin e qytetarëve të dy shteteve me hapjen e sezonës turistike.

Në takimin e mbajtur në Inspektoratin Shtetëror të Shqipërisë, znj. Braho ka vlerësuar se praktikat e dëshmuara në punën e ISh të Shqipërisë, përfshirë inspektimet në kohë pandemie, krijimi i legjilacionit adekuat, ndarja e drejtë e përgjegjësive midis inspektorateve dhe puna e koordinuar mes tyre nën ombrellën e MSh-së mund ta ndihmojnë fuqizimin e ISh të Kosovës, në kohën kur të dy inspektoratet kanë bartur një barrë të madhe të përgjegjësive në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Kryeinspektori Shaban Osmanaj tha se vizita nuk paraqet një fillim të bashkëpunimit midis dy inspektorateve respektive, por një ngritje të tij në një nivel më të lartë, ndërsa eksperiencat midis dy inspektorave në mbikëqyrjen e zbatimit të masave anti COVID-19, mund të shërbejnë edhe për fazat e ardhshme me qëllim të fuqizimit të angazhimeve të përbashkëta.

Gjatë ditës ndërkaq, ekipe të përbashkëta të inspektorëve shëndetësor nga Shqipëria e Kosovës, kanë marrë pjesë në inspektime të përbashkëta në disa subjekte afariste në bashkinë e Durrësit dhe qendra mjekësore për të parë gatishmërinë e tyre për të ofruar shërbime shëndetësore edhe për pushuesit nga Kosova, respektivisht zbatimin e masave anti COVID-19.

Artikulli paraprakA mund të ndihmojë poleni përmes ajrit përhapjen e SARS-CoV-2, ja çfarë zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Norvegjia do t’i dhurojë Kosovës mbi 180 mijë vaksina Astra Zeneca

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.