Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndihmojë poleni përmes ajrit përhapjen e SARS-CoV-2, ja çfarë zbulon studimi i ri

Jetë 29/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
poleni dhe covid
milehightraveler/Getty Images
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duket se ekziston një korrelacion midis përqendrimeve të larta të polenit në ajër dhe niveleve të larta të infeksionit me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Një model i ri kompjuterik sugjeron që poleni i pemëve mund të lehtësojë transmetimin e virusit në një turmë njerëzish të mbledhur jashtë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një shpjegim alternativ për korrelacionin midis niveleve të polenit dhe COVID-19 është se reagimet imune ndaj polenit mund t’i bëjnë individët më të ndjeshëm ndaj infeksionit.

Dy fizikantë kanë pohuar se rregullat e distancës fizike të krijuara për të frenuar përhapjen e COVID-19 mund të jenë të papërshtatshme për njerëzit që qëndrojnë jashtë – pranë burimeve kryesore të polenit siç janë pemët dhe bari.

Studiuesit në Universitetin e Nikozisë në Qipro modeluan përhapjen e polenit nga një pemë shelgu përmes një turme me njerëz, ku secili prej tyre qëndron të paktën 2 metra larg, me një shpejtësi të erës 4 kilometra në orë.

Modeli simuloi lëvizjen e 10,000 kokrrave individuale të polenit përmes grupeve me 11 ose 97 persona rreth 20 metra nga pema.

Shkencëtarët zbuluan se një turmë më e madhe e njerëzve bllokuan përkohësisht rrjedhën e ajrit dhe polenin që mbarte. Kjo do të kishte efektin e rritjes së kontakteve të mundshme midis kokrrave të polenit dhe pikave të imëta të pështymës së gjeneruar kur njerëzit flasin, kolliten etj.

poleni

Studiuesit tregojnë se pikat e pështymës janë relativisht të rënda dhe avullojnë shpejt, ndërsa kokrrat e polenit përmbajnë pak ujë, janë më të lehta dhe mund të kalojnë dhjetëra kilometra.

“Njerëzit duhet të shmangin mbledhjet e turmave afër disa llojeve të bimëve ose pemëve që dihet se janë shumë aktive në çlirimin e kokrrave të polenit gjatë një sezoni pllenimi,” i tha Prof. Dimitris Drikakis për Medical News Today.

“Publiku duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet e transmetimit të ajri si nga pikat e pështymës së brendshme dhe të jashtme dhe rreziqet që vijnë nga kokrrat e polenit në ajër,” shtoi ai.

Ai tha se distanca e sigurt fizike për të minimizuar transmetimin nga poleni do të ndryshonte në varësi të kushteve të mjedisit.

Kemi dhe kërkime të tjera të lidhura me nivelet e polenit dhe transmetimin e SARS-CoV-2. Një studim i botuar në mars 2021 zbuloi se përqendrimet e polenit në ajër në 31 vende të botës përbënin 44% të ndryshueshmërisë në normat e infeksionit SARS-CoV-2.

Ky studim i realizuar nga studiuesit e Universitetin të Nikozisë në Qipro u botua në revistën Physics of Fluids. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSindroma inflamatore multisistemike e lidhur me COVID, zbulohet dhe në mesin e të moshuarve
Artikulli i rradhës Inspektoratet shëndetësore Kosovë-Shqipëri do të thellojnë bashkëpunimin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.