Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektoratet Shëndetësore Kosovë-Shqipëri vazhdojnë bashkëpunimin, kryen inspektime të përbashkëta

Lajme 01/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor i Kosovës ka qenë nikoqir i Inspektoratit Shëndetësor të Shqipërisë për dy ditë radhazi në Prishtinë ku kanë kryer inspektime të përbashkëta.

Kjo është vizita kthyese nga ISHSH, pasi inspektorët kosovarë qëndruan në Shqipëri gjatë verës ku u njoftuan me masat dhe implementimin e tyre nga qeveria shqiptare për pandeminë, shkruan Gazeta Shneta.

ISHSH në Kosovë janë pritur nga krerë të Ministrisë së Shëndetësisë ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit për të kontribuar në zbatimin e masave anti-Covid-19 në dy vendet.

Delegacioni nga Shqipëria i kryesuar nga kryeinspektorja, Vjollca Braho është pritur nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, dr. Naim Bardiqi, të shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së zëvendës-kryeinspektorit Shëndetësor në Kosovë, dr. Shaban Osmanaj dhe këshilltari i ministres Gexha, z. Drin Podrimqaku.

Dy inspektoratet kanë kryer një inspektim monitorues në Spitalin Amerikan në Kosovë ku janë pritur nga drejtori i këtij institucioni Igli Larashi, nga i cili janë njoftuar me strategjinë e përballimit të pandemisë si dhe masat e ndërmarra për të ruajtur shëndetin e pacientëve.

“Në vijimësi të eksperiencës, në manaxhimin e situatës të shkaktuar prej pandemisë, nga ana e grupit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri, edhe dega e Spitalit Amerikan në Kosovë realizoi me sukses implementimin e praktikave më të mira të zbatuara, duke i gërshetuar ato me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 7 mijë raste të infektimit me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve sot shpall zgjedhjet për legjislaturën e tretë të Kuvendit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.