Vetëm në 24 orët e fundit, në Francë janë raportuar 7,360 raste të infektimit me Covid.
Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo shifër po konsiderohet të jetë si më e larta që nga 21 shtatori i këtij viti shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Deri më sot, janë regjistruar 7.16 milionë raste pozitive me Covid.
Në anën tjetër, numri i pacientëve të hospitalizuar nga Covid ka rënë në 6,524 brenda 24 orëve të fundit.
Franca, poashtu regjistroi 22 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 117,643./Gazeta Shneta/