Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati e gjobiti me 5 mijë euro Qendrën “Pi” dhe 2 mijë euro mjekun turk pa licencë

Lajme 03/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor e ka gjobitur me pesë mijë euro Qendrën estetike “Pi” në Prishtinë, si dhe mjekun turk Metin Karadeniz me 2 mijë euro. Gjobat janë shqiptuar pasi janë gjetur duke punuar pa licencë. Inspektimi nga ISH ishte bërë pasi kishte marr informatën nga Gazeta Shneta.

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë e ka dënuar Qendrën estetike “Pi” në Prishtinë me pesë mijë euro gjobë, si dhe mjekun nga Turqia Metin Karadeniz me 2 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.

Këto gjoba janë shqiptuar pasi është vërtetuar se institucioni “Pi” dhe kirurgu Karadeniz, kanë dhënë shërbime shëndetësore pa marr licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Ky konstatim nga Inspektorati ka ardhur pasi e ka marr informacionin nga redaksia e Gazetës Shneta.

“Bazuar në informatat e pranuara nga Inspektorati Shëndetësor, është dorëzuar raporti lidhur me inspektimin në “Qendrën Pi në Prishtinë”, ku është konstatuar se mjeku turk, Metin Karadeniz është hasur duke ofruar shërbim pa licencë. Në këtë rast Inspektorati Shëndetësor ka marrë masa duke shqiptuar gjobë për themeluesin e Qendrës Pi në Prishtinë si dhe mjekut turk Metin Karadeniz. Shuma e gjobës së shqiptuar nga Inspektorati Shëndetësor për shkelje të dispozitave ligjore është 5000 euro për themeluesin dhe 2000 euro për mjekun turk”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Karadeniz ka qëndruar Qendrën “Pi” në Prishtinë nga 12 deri më 14 janar ku ka mbajtur konsulta me ish-pacientë si dhe me pacientë të interesuar për t’u vizituar tek ai.

Gazeta Shneta më datën 13 janar kishte marr informata se Karadeniz po i mbante konsultat me pacientë pa pasur licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë çështje është njoftuar Inspektorati Shëndetësor të cilët kanë bërë inspektim më datën 14 ku kanë konstatuar se mjeku turk nuk ishte i licencuar, sikurse nuk ishte e licencuar edhe institucioni ku ai po mbante konsulta me pacientë “Pi Qendra Estetike”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje për Gazetën.

“Bazuar në raportin preliminar te inspektimit, emri i themeluesit të biznesit C.N. Medical Estetik – SH.P.K, (‘Qendres PI’), është Z. Sedat Akbaj. Në bazë të dhënave që posedon Divizioni i Licencimit të Institucioneve Private Shëndetësore, Institucioni me emër tregtar ‘PI QENDRA ESTETIKE’, nuk është i licencuar. Në bazë të dhënave që posedon Bordi për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor, ju njoftoj se nuk është pranuar kërkesë nga ‘PI QENDRA ESTETIKE’, për licencim të z. Karadeniz”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga “Pi Qendra Estetike” se pse nuk është licencuar nga MSH dhe nëse po dërgojnë pacientë për trajtim në Turqi, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKrasniqi e Gashi sërish pretendent për dy pozitat e rëndësishme në SHSKUK
Artikulli i rradhës Ministri Vitia ka pritur në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.