Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krasniqi e Gashi sërish pretendent për dy pozitat e rëndësishme në SHSKUK

Lajme 03/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për dy pozitat e rëndësishme në SHSKUK janë gjashtë pretendentë, e në mesin e tyre edhe ushtruesit e detyrës Selami Krasniqi dhe Enver Gashi.

Selami Krasniqi dhe Enver Gashi po pretendojnë sërish të marrin dy pozita të rëndësishme në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.

Krasniqi në pozitën e Shefit të Prokurimit dhe Gashi në pozitën e shefit të Financave. Dy pozita kyçe këto për të cilat ishte hapur konkursi në dhjetor të vitit të kaluar. Për këto pozita është mbajtur edhe testi me shkrim por rezultatet nuk janë publikuar ende.

Thirrja për testin me shkrim nga Zyra e Personelit të SHSKUK-së ishte publikuar më datën 27 janar, vetëm një ditë pasi kishte dhënë dorëheqje ish-ud.drejtoresha Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Krasniqi dhe Gashi ishin përzgjedhur në këto dy pozita në kohën kur SHSKUK udhëhiqej nga ish-drejtori Basri Sejdiu dhe ministër i Shëndetësisë ishte Uran Ismaili nga PDK.

E krahas Krasniqit dhe Gashit në këtë konkurs janë edhe katër kandidatë të tjerë. Mentor Zejnullahu dhe Arsim Çitaku, janë dy kundërkandidatët në pozitën për Shef të Financave.

Çitaku poashtu është kandidat edhe për pozitën e shefit të Prokurimit, krahas Sherif Hotit dhe Gëzim Shalës.

Kujtojmë se Zejnullahu-Raçi dha dorëheqje nga pozita e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së më 26 janar. Në zyrën e saj ishte i angazhuar si këshilltar edhe Ekrem Çitaku, stomatolog dhe biznesmen.

Në vend të Raçit, Bordi Drejtues i SHSKUK-së e ka emëruar ud. Narqize Arenliu-Hoxha në krye të këtij institucioni. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFSShK e zhgënjyer me koeficientin, ka katër kërkesa për Qeverinë
Artikulli i rradhës Inspektorati e gjobiti me 5 mijë euro Qendrën “Pi” dhe 2 mijë euro mjekun turk pa licencë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.