Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati ia heq reklamën e IVF-it spitalit “Bel Medica” në Graçanicë

Lajme 25/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ia ka hequr reklamën e IVF-it spitalit privat “Bel Medica” në Graçanicë. Frytnimin e Asistuar Mjekësor ky institucion e kryente jashtë Kosovës

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë vitin e kaluar ka kryer inspektime në disa institucione shëndetësore në komunat me shumicë serbe, Graçanicë, Preoc, Livaxhë, Ranilluk, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Budrigë e Llabjan.

Kryeinspektorja e ISH-së, Dr. Ardita Baraku, thotë për Gazeta Shneta se pas inspektimeve janë dhënë edhe afatet për zbatimin e rekomandimeve kryesisht për dokumentacionin shëndetësor, hapësirës së punës, informimit të pacientëve, raportimit në SISH, licencimit të stafit, etj.

“Sivjet do të bëhen sërish inspektime për të verifikuar nëse janë zbatuar rekomandimet e Inspektoratit”, ka deklaruar Baraku.

Inspektimet e ISH-së kanë vazhduar edhe këtë vit në komunat me shumicë serbe. Në Graçanicë para pak ditësh i është hequr reklama e IVF-it spitalit privat “Bel Medica”. Ky spital kryente Frytnimin e Asistuar Mjekësor në një institucion jashtë Kosovës.

“Në vitin 2018 është bërë inspektim në Spitalin Privat ‘Bel Medica’ në Graçanicë dy herë – një here ka qenë inspektim i planifikuar ku në raportin e përpiluar (dhe përkthyer) janë dhënë rekomandimet për korrigjime ndërsa, herën e dytë ka qenë para disa ditësh, kur është vërejtur reklama për shërbime të frytnimit të asistuar mjekësor në një pllakat në dalje të Graçanicës”.

“Pas vizitës së Inspektorëve, deklarimit se ato shërbime nuk kryhen në atë spital por jashtë vendit, sqarimit të bazës ligjore dhe masave përcjellëse, pllakati është larguar nga përgjegjësit”, ka deklaruar kryeinspektorja Baraku.

Ky institucion funksionin si Poliklinikë në Graçanicë, ndërsa qendra e tij është në Beograd të Serbisë. Kujtojmë se reklamimi i IVF-it është i ndaluar me Udhëzimin Administrativ 06/2013. Masat ndëshkuese për këtë veprimtari shkojnë deri në 20 mijë euro gjobë si dhe heqje e licencës deri në 3 vjet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRyva në pushimet e para me vajzën
Artikulli i rradhës Shoqata Evropiane e Urologëve premton përkrahje për urologët e rinj të Kosovës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.