Gjatë këtij muaji është mbajtur takimi vjetor i kryetarëve të shoqatave të urologëve të Evropës.
Shoqata e Urologëve të Kosovës në këtë takim është përfaqësuar nga urologu Liridon Selmani. Ai thotë se në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Shoqatës Evropiane të Urologëve dhe Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë këtij takimi u diskutuar mjaft se si mund të avancojmë shërbimin shëndetësor në vendet në zhvillim, siç janë shtet në Ballkan, si dhe u krijuan mjaft kontakte potenciale për bashkëpunim në të ardhmen”.
“Në diskutime u premtua përkrahje e fortë për Kosovën kryesisht në fushën e trajnimit të urologëve të rinj me metodat bashkëkohore”, ka treguar Dr. Selmani. /Gazeta Shneta/