Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati ia pezullon punën kompanisë që fitoi tenderin mbi 372 mijë euro në Drenas

Lajme 17/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Drenas, ka denoncuar publikisht pushtetin e Ramiz Lladrovcit të PDK’së. Sipas opozitës, brenda këtij muaji Krimet Ekonomike kanë vizituar dy herë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Hafir Shala”, nën dyshimet se ka keqpërdorim dhe mosrealizim të kontratës në vlerë mbi 372 mijë euro nga kompania “KosovaMed Health Care” Sh.P.K”. VV thotë se kjo kompani nuk ka as licencë pune. Nga komuna kanë konfirmuar se Inspektorati Shëndetësor ia ka pezulluar punën kompanisë, ndonëse nuk kanë bërë të ditur arsyen pse.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për Insajderin kanë thënë se dyshojnë që kompanisë “KosovaMed Health Care” Sh.P.K“, e cila fitoi tenderin “Kujdesi socio-shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për qytetaret e komunës së Drenasit”, në vlerë prej 372,600.00 euro i është pezulluar veprimtaria në mungesë të licencës për ofrim të shërbimeve shëndetësore.

Sipas tyre, shërbimet e kërkuara sipas paramasës nuk janë ofruar as në numër e as në cilësi sipas kritereve të përcaktuara.

“Komuna brenda dy ditësh ka dhënë dy vendime të ndryshme për çështjen e kontratës “Kujdesi socio-shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për qytetaret e komunës së Drenasit”, komuna kishte vendosur që pavarësisht moszbatimit të kontratës dhe faktit që operatori “Kosovamed Health Care sh.p.k “nuk ka licencë ti vazhdohet kontrata operatorit në fjalë e më pas ka marr vendim që tia ndërpres kontratën këtij operatori”, kanë thënë nga dega e LVV’së në Drenas.

Vetëvendosje tha se komuna ka reaguar vetëm pasi çështja është bërë publike nga ta dhe se tani 15 punëtor kanë mbetur pa punë.

“Komuna e Drenasit ka kohë që i ka pasur informacionet se kompania në fjalë nuk po i realizon shërbimet sipas kontratës por ka reaguar për këtë vetëm pasi ne e kemi bërë publike këtë çështje. Ai projekt kishte punësuar 15 persona staf profesional, të cilët tashmë kanë mbetur pa punë“, thuhet në përgjigje.

Tutje nga LVV, thanë se punëtorët e emergjencës po detyrohen ti kryejnë punët që kanë qenë të planifikuara nga kompania e kontraktuar, duke rrezikuar kështu funksionimin e shërbimit të urgjencës.

Kjo kontratë kishte hyrë në fuqi me datë 18 qershor 2021 dhe ishte paraparë të përfundoj me 17 qershor 2024.

Nga Komuna e Drenasit kanë konfirmuar se Inspektorati Shëndetësor ka pezulluar punët e kompanisë, por nuk kanë treguar detaje përse ka ndodhur kjo.

“Pezullimi i punës se kompanisë ka ardhur si rekomandim i Inspektoratit Shëndetësor, të cilin e kemi respektuar deri në marrjen e një vendimi prej institucioneve përkatëse“, tha Bekim Dobra, zyrtar për media.

Nga komuna nuk iu përgjigjen pyetjes së Insajderit se a ka licencë kompania “KosovaMed Health Care”, por, thanë se punëtorët e saj kanë licenca valide të punës.

“Drejtori i QKMF-së, njëherësh menaxher i kontratës, organeve përkatëse u ka ofruar dokumentacionin e plotë lidhur me shërbimet e kryera sipas kërkesës. Të gjithë punëtorët e OE “KosovaMed Health Care” Sh.P.K. që ofrojnë shërbime sipas kontratës janë të pajisur me licenca valide të punës, të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë“, thuhet në përgjigje.

Tutje, zyrtari Bekim Dobra tha se shërbimet janë kryer konform kontratës dhe se nuk kanë marrë ndonjë vërejtje nga pacientët ose menaxheri.

“Të gjitha shërbimet janë kryer konform kontratës, përkatësisht paramasës dhe projektit “Kujdesi Socio-Shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Drenasit”, me nr. 195, dt. 11.5.2021, dhe nuk kemi pasur vërejtje verbale apo me shkrim nga pacientët apo nga vet menaxheri/mbikëqyrësi i kontratës“, theksoi ai.

Kurse, drejtoresha e shëndetësisë në Drenas, Lumnije Krapi tha se kjo lëndë është në auditim dhe po presin rezultatin.

“Lënda është në auditim dhe presim rezultatin. Komuna e Drenasit do të veproj në bazë të legjislacionit në fuqi, ndërsa sa i përket pyetjeve rreth kompanisë nuk i përkasin kompetencave të drejtorisë“, tha drejtoresha Krapi.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Inspektoratin Shëndetësor dhe kompaninë në fjalë lidhur me çështjen, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Insajder/

Artikulli paraprakMënyra për të kapërcyer historitë tmerruese të Trurit dhe përballuar ankthin me racionalitet
Artikulli i rradhës Gazetarja me lot në sy, me vajzën në krahë tregon se si u keqtrajtua nga pediatrja në spitalin e Tetovës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.