Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati në “gjumë”: Logopedi që u arrestua në Podujevë i ka të licencuara dy ordinanca

Lajme 15/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor ka qëndruar në “gjumë” sa i përket rastit të logopedit të arrestuar në Podujevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike dhe keqtrajtim të pacientes 4-vjeçare.

Logopedi Besart Sokoli i cili u arrestua nën dyshimet për dhunë fizike dhe keqtrajtim të një vajze 4-vjeçare me aftësi të kufizuara, i ka dy ordinanca të licencuara në emër të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

MSH ka konfirmuar se ordinanca “Logomedicus” në Podujevë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti i dhunës, si dhe ordinanca “Elekuenca” në Prishtinë, janë të licencuara në emrin e Sokolit.

“Nga MSh janë të licencuara dy (2)  Institucione shëndetësore me themelues z. Besart Sokoli: Ambulancë e Logopedisë “LOGOMEDICUS” në Podujevë & “ELEKUENCA” në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Rasti për të cilin dyshohet Sokoli ka ndodhur të shtunën, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës të dielën. Rasti është mediatik që nga e diela dhe temë kryesore në media gjatë ditës së djeshme.

Përkundër kësaj Inspektorati Shëndetësor ka qëndruar në “gjumë” duke mos ndërmarr asnjë veprim e madje as inspektim për rastin.

“Inspektorati Shëndetësorë do të kryej inspektim në lidhje me rastin në fjalë”, kjo ka qenë përgjigja e MSH-së gjatë ditës së sotme kur është pyetur nga Gazeta Shneta nëse ISH ka kryer inspektim.

Inspektorati Shëndetësor udhëhiqet nga zv.kryeinspektorja Nora Kursani.

Ligji për Inspektoratin Shëndetësor e rregullon veprimtarinë e inspektorëve. Sipas Nenit 6, pika b) inspektorët mbikëqyrin “Mënyrën e pranimit, trajtimit dhe lëshimin e pacientëve nga institucionet shëndetësore.

Ndërkaq Neni 7, pika 7.11 “Ndalon plotësisht veprimtarinë e caktuar apo pjesërisht të institucionit shëndetësor deri në plotësimin e kushteve ligjore”.

Në raste të ngjashme kur dyshohet për shkelje të ndryshme profesionale ose etike në institucione shëndetësore, Inspektorati Shëndetësor me automatizëm inicion inspektim. /Gazeta Shneta/

Shkulje flokësh e gjak në hundë: Si u keqtrajtua 4-vjeçarja me aftësi të kufizuara nga logopedi në Podujevë

Artikulli paraprakStudim: Ëmbëlsuesit artificialë çojnë në shtim të peshës trupore
Artikulli i rradhës 7 gjërat që janë në favor të shëndetit të zemrës, sipas mjekëve kardiologë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.