Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkulje flokësh e gjak në hundë: Si u keqtrajtua 4-vjeçarja me aftësi të kufizuara nga logopedi në Podujevë

Lajme 14/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Besart Sokoli logoped nga Podujeva po dyshohet se ka keqtrajtuar një vajzë 4-vjeçare. Rasti ka ndodhur të shtunën në ordinancën private “Logomedicus”.

Sokoli është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj 4-vjeçares të cilës ia ka shkulur flokët dhe lënduar hundën. Viktima është me aftësi të kufizuara.

N.S (iniciale të ndryshuara nga redaksia) është 4-vjeçarja e cila dyshohet se u keqtrajtua nga logopedi Besart Sokoli në Podujevë.  Ajo kishte filluar të shkonte në seanca në klinikën “Logomedicus” që nga 30 qershori i këtij viti.

Deri në gjashtë ditët e para gjithçka po shkonte mirë, më pas N.I kishte nisur të refuzonte dhe të qante sa herë merrte rrugën për tek logopedi.

Babai i viktimës në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar detajet e ngjarjes. Ai ka thënë se shenja dhunë në trupin e fëmijut të tij ishin vrejtur në fund të javës së kaluar.

“Nga data 30.6 e këtij viti e kemi çu në seancë të logopedi, ka pas tre herë në javë terminin ka 30 minuta. Në gjashtë ditët e para u shku mirë mo ka pritu, çdo herë gruaja e ka çu e ka marrë. Ajo më ka tregu se u hy tu kajt e u dal tu kajt. Ditën e enjte gruaja e ka hetu që nuk është në rregull, të premten e ka pa që i ka do shenja dhune po nuk na e ka kap truni që mundet me ndodhë kjo. Të shtunën kur ka hy brenda e ka gjet çikën tu u ngre përpjet se s’ka guxu as me kajt është vetëm 4 vjeçare. E ka gjet me gjakë në hund dhe flokët e shkulura. I ka thënë logopedit çka m’i ke bo vajzës ai i ka thënë kam ushtru presion ma shumë se që duhet”, ka thënë R.S.

Po ashtu R.S ka bërë të ditur se 4-vjeçarja është me aftësi të kufizuara. Ajo nuk dëgjon mirë dhe ka një implant koklear.

“Logopedi i ka pranu të gjitha përmes telefonit, nuk e di qysh bëhet ky llojë presioni. Unë e kam thirrë në telefon ai më ka thënë veç më fal e pyetja a ja bënë këtë gjë fëmiut tënd më tha jo. Unë e kam lajmëru rastin në polici, vajza është me aftësi të kufizuara e ka problemin që nuk dëgjon është me implant koklear ja kemi ngjitë në fund të dhjetorit e kemi pas në Turqi e kemi operu, me këtë dëgjon, gjithçka kam bërë me të holla të mija. Doktor Dukagjini më ka sugjeru me çu te logopedi nuk e kam prit që kanë me më dal telashe”, ka theksuar prindi i 4-vjeçares. Tutje, ai ka treguar se personalisht nuk është në gjendje të mirë që nga dita e shtunë.

“Mu çka më ka ndodhë është si me vdek”, përfundoi R.S.

Pas denoncimit, Besar Sokoli është arrestuar nga policia ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore per zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjatë dhënies së deklaratës në stacionin policor, Sokoli e ka pranuar se ia ka shkulur flokët vajzës derisa ka qenë duke e trajtuar.

Artikulli paraprakAzizi ia lejoi transferin nga Intensiva në një klinikë tjetër mbesës së drejtorit të financave të QKUK-së
Artikulli i rradhës Motër e vëlla u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm – Kolgeci: Janë në gjendje të mirë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.