Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të bashkërendojnë aktivitetet kundër koronavirusit Covid-19.
Kjo është bërë e ditur pas një takimi që është mbajtur ndërmjet drejtuesve të dy instituteve, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i IKSHPK-së Prof. Dr. Naser Ramadani ka pritur në takim shefen e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Tiranës Prof. Dr. Silva Bino.
“U konstatua se deri më tash, në të dy shtetet nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Në takim është diskutuar edhe për sinkronizimin e aktiviteteve në menaxhimin e situates epidemiologjike me koronavirus, duke theksuar se në fazën përgaditore dy mujore është bërë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm. /Gazeta Shneta/