Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 702 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 68 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një viktimë (Klinika Infektive-QKUK), kurse 33 pacientë janë shëruar plotësisht nga virusi shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga raste pozitive, këto janë komunat që shënuan raste pozitive: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.
Aktualisht, vendi ynë po ballafaqohet me 1,231 raste aktive./GazetaShneta/




