Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ndarë rezultatet gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 702 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 68 raste pozitive me covid-19 shkruan GazetaShneta.
Kurse, gjatë kësaj periudhe, ka ndërruar jetë një pacientë (Klinika Infektive-QKUK), kurse 33 pacientë të tjerë e kanë mposhtur virusin.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga 68 raste pozitive sot, 21 raste janë regjistruar në kryeqytet.Pas Prishtinës radhiten këto qytetet: Gjilani 11 raste, Gjakova 10 raste, Deçani, Peja 6 raste, Vitia 3 raste, Malisheva 2 raste, Podujeva 2 raste, dhe nga një rast Ferizaji, Klina, Lipjani, Mitrovica, Prizreni, Shtime dhe Vushtrria.
Aktualisht, vendi ynë po ballafaqohet me 1,231 raste aktive./GazetaShneta/