Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Instituti i përfshinë edhe rastet pozitive të veriut, numri total shkon në 224 me Covid-19

Lajme 09/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë i ka publikuar rezultatet e analizave për koronavirus, ku janë përfshirë edhe rastet pozitive nga komunat veriore të Kosovës. Instituti ka njoftuar se nga më shumë se 2500 teste, 224 prej tyre kanë rezultuar pozitiv

Në rezultatet e së martës numri total i të prekurve në Kosovë pa komunat veriore ka qenë 189, ndërkaq në testimin e së mërkurës kanë rezultuar pozitiv edhe 14 raste duke çuar numrin në 203. Por numri total tanimë ka shkuar në 224 pasi janë përfshirë edhe rastet e komunitetit serb nga komunat e veriut të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se dje është shënuar edhe një viktimë duke çuar në 6 numrin e të vdekurve nga koronavirusi, ndërsa 7 pacientë janë shëruar vetëm dje duke çuar numrin total të të shëruarve në 37.

Njoftimi i plotë:

SHTATË TË SHËRUAR DHE KATËRMBËDHJETË RASTE POZITIVE ME COVID-19!

Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.

Sot më 08 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Banjë-Malishevës e gjinisë femër të moshës 66 vjeç dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 04 prill 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 04 prill 2020. Pacientja ka patur edhe sëmundje tjera shoqëruese (Diabet Melit tip 2, Hypertensio arterialis dhe Insufficientio renalis acuta).

Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37).

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 08 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave: gjashtëdhjetë e gjashtë (66) raste nga komuna e Malishevës, njëzet e pesë (25) raste nga Prishtina, njëzet e një (21) raste nga komuna e Vushtrrisë, njëzet (20) raste nga Mitrovica e Veriut, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Gjilani, trembëdhjetë (13) raste nga Kamenica, dhjetë (10) raste nga Gjakova, dhjetë (10) raste nga Zveçani, shtatë (7) raste nga komuna e Vitisë, gjashtë (6) nga komuna e Pejës, katër (4) raste nga Podujeva, tre (3) raste nga Klina, tre (3) raste nga Fushë Kosova, tre (3) raste nga Prizreni, tre (3) raste nga Leposaviqi, tre (3) raste nga Suhareka, dy (2) raste nga Ferizaji, dy (2) raste nga Zubin Potoku, dy (2) raste nga Lipjani dhe me nga një (1) rast komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Shtimes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.

Nga data 01 shkurt 2020 deri me 08 prill 2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 25.990 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.559, Vërmicë 7.477, Jarinje 2.219, Dheu i Bardhë 1.245, Hani i Elezit 4.899, Kullë 1.614, Qafë Morinë 47, Bërnjak 657, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 8 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.524.844 raste të COVID-19 dhe 87.870 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Artikulli paraprakMinistri Vitia: Në betejë me virusin humbëm një grua, nënë, dhe qytetare e jona
Artikulli i rradhës Drejtori i Institutit, qytetarëve: Gatuani flija duke mbajtur distancë, na ftoni edhe neve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.