Shoqata e Instrumentareve të Kosovës kanë bërë sot një gjest fantastik për infermieret e Klinikës Infektive në QKUK.
Kryetarja e Shoqatës së Instrumentareve Adulina Lahu ka publikuar disa fotografi në profilin e saj ku ka treguar se ju kanë dhuruar lule infermiereve të Infektives.
Ky veprim i instrumentareve vjen në kohën kur infermieret po luftojnë me sëmundjen e koronavirusit dhe disa prej tyre janë infektuar. Poashtu kujtojmë se sot është dita ndërkombëtare e infermiereve. /Gazeta Shneta/