Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inteligjenca artificiale identifikon tregues kyç të mbijetesës në të gjitha format e demencës

Jetë 19/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiues nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Malin Sinai dhe institucione të tjera kanë përdorur mësimin makinerik për të identifikuar faktorët kryesorë që parashikojnë vdekshmërinë tek pacientët me demencë.

Studimi i publikuar më 28 shkurt në revistën “Communications Medicine”, synon të ndihmojë në zbulimin e pacientëve me rrezik të lartë të vdekjes afatshkurtër dhe faktorët që e nxisin këtë rrezik, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

Ndryshe nga kërkimet e mëparshme të fokusuara në diagnostikim, ky hulumtim përqendrohet në prognozën, duke përmirësuar kuptimin mbi ecurinë e sëmundjes dhe faktorët që ndikojnë në mbijetesë.

Demenca është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në popullatat që plaken, por parashikimi i vdekjes mbetet sfidues për shkak të progresionit të ndryshueshëm të sëmundjes.

“Gjetjet tona tregojnë potencialin e madh të modeleve të mësimit makinerik për të parashikuar me saktësi rrezikun e vdekshmërisë,” tha Dr. Kuan-lin Huang, profesor i gjenetikës dhe shkencave gjenomike në Icahn Mount Sinai.

Sipas tij, analizat bazohen në të dhëna nga mbi 45,000 pjesëmarrës dhe 163,000 regjistrime vizitash, duke mundësuar zhvillimin e modeleve për tetë lloje të ndryshme të demencës.

Studimi thekson se rezultatet e testeve neuropsikologjike janë tregues më të mirë të vdekshmërisë sesa faktorët si mosha, kanceri apo sëmundjet e zemrës, duke nënvizuar rëndësinë e demencës si sëmundje neurodegjenerative. Këto gjetje ofrojnë bazë të fortë për përmirësimin e kujdesit dhe ndërhyrjeve në kohë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTrump reagon pasi Biden u diagnostifikua me kancer
Artikulli i rradhës Mbeturinat në kryeqytet – Kryetari Rama takohet me sindikatën e “Pastrimit”

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.