Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale po ndryshon mënyrën e diagnostikimit të kancerit të lëkurës në zonat e izoluara.
Tess Watt, doktorante në Universitetin Heriot-Watt në Edinburg, ka zhvilluar një sistem inovativ që identifikon sëmundjet e lëkurës pa pasur nevojë për lidhje interneti apo qasje direkte te dermatologët.
Pajisja funksionon me kompjuterë të vegjël portativë (Raspberry Pi) dhe arrin saktësi deri në 85%.
Sistemi, që mund të përdoret në shtëpi, analizon fotot e lezioneve të lëkurës dhe ofron një diagnozë të shpejtë, duke ndihmuar në trajtimin në kohë të pacientëve në zona të thella të Skocisë, Afrikës Perëndimore dhe më gjerë.
Projekti, i pari i këtij lloji në Evropë, po synon të fillojë testimin klinik me mbështetjen e NHS Scotland.
Ky zhvillim mund të sjellë ndryshim të madh në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor, veçanërisht në kohën kur sistemet shëndetësore përballen me mbingarkesë dhe mungesë specialistësh./Gazeta Shneta/


