Internisti shqiptar nga Turqia Dr. Bilgin Saiti së bashku me tre kolegë të tij po mbajnë trajnime në Kosovë për stafin mjekësor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid-19.
Dr. Bilgin Saiti, Prof. Dr. Prof. Dr Önder Ergönül (Infektolog, Epidemiolog) Prof. Dr Nahit Çakar (Intenzive, Anesteziolog) Dr. Şiran Keske (Infektolog) kanë mbajtur disa ligjërata në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku kanë ndarë përvojat e tyre me stafin mjekësor kosovar.
Ligjëratat janë mbajtur në njësinë e Kujdesit Intensiv si dhe në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK, nga ku janë ndjekur online edhe nga stafi mjekësor nëpër spitalet e përgjithshme. /Gazeta Shneta/