Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hipertensioni, një nga komplikimet që mund të sjell diabeti gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 17/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Glukoza është një lëndë mëse e nevojshme në çdo proces në trupin e njeriut, përfshirë funksionin e trurit.

Që trupi të përdor glukozën si energji, kërkon një hormon të njohur si insulinë, i cili prodhohet nga një organ i quajtur pankreasi shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Në diabet, furnizimi me insulinë i një personi nuk është i mjaftueshëm, duke e bërë të pamundur që trupi të marrë dhe të përdor energjinë e nevojshme nga glukoza.

Meqenëse i gjithë trupi ushqehet nga glukoza, insulina është thelbësore për funksionimin e duhur të të gjitha sistemeve të trupit.

Mos-menaxhimi i sheqerit në gjak mund të çojë në shumë komplikime në shtatzëni si për nënën ashtu edhe për foshnjen si:

Hipertensioni: mund të shkaktojë kufizim të rritjes intrauterine (IUGR) dhe mund të jetë një tregues për lindjen e parakohshme.

Kufizimi i rritjes: IUGR ka tendencë të ndodhë si rezultat i hipertensionit, i cili mund të zhvillohet tek gratë që kanë diabet gjatë shtatzënisë. Sidoqoftë, mund të shkaktohet nga sëmundje vaskulare, zakonisht te diabetikët tip 1 që nuk kanë presion të lartë të gjakut.

Defektet e lindjes: Foshnjet e lindura nga gratë me diabet kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të anomalive kongjenitale, siç janë defektet e zemrës dhe defektet e tubit nervor.

Aborti: Gratë me diabet kanë rrezik të shtuar për abort.

Nëse jeni diagnostikuar me diabet para se të keni ngelur shtatzënë është e rëndësishme ta njoftoni mjekun tuaj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakTre benefitet që sjell meditimi, të dytin nuk do ta besoni
Artikulli i rradhës Internisti shqiptar nga Turqia po i trajnon stafin mjekësor në Kosovë për trajtimin e pacientëve me Covid

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.