Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Interpoli godet tregtinë e paligjshme: Sekuestrohen barna të falsifikuara me vlerë 57 milionë euro

Lajme 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia në 90 vende, përfshirë 16 nga Bashkimi Evropian, ka sekuestruar barna të falsifikuara dhe të paautorizuara me vlerë rreth 57 milionë euro, në një operacion të madh të koordinuar nga Interpoli. Në total janë konfiskuar 50.4 milionë doza barnash gjatë periudhës dhjetor–maj.

Në një operacion të madh të koordinuar nga Interpoli, policia në 90 vende – përfshirë 16 shtete të Bashkimit Evropian – ka sekuestruar barna të falsifikuara dhe të paautorizuara me vlerë rreth 57 milionë euro.

Në Evropë, një numër i madh sekuestrimesh përfshnin ilaçe për humbje peshe dhe suplemente peptidike që nuk janë të miratuara, një reflektim i rritjes së popullaritetit të barnave kozmetike dhe rregulluesve të performancës trupore, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Interpoli thekson se barnat e tilla janë shumë të pranishme në rrjetet sociale, duke e bërë të vështirë ndalimin e tregtisë së tyre.

Semaglutidi, përbërës aktiv i barnave si Ozempic dhe Wegovy, është ndër më të kërkuarit në tregun e zi, ku një stilolaps i vetëm mund të shitet për qindra euro.

Barnat më të sekuestruara përfshinin stimulantë, qetësues, ilaçe për Parkinsonin dhe disfunksionin erektil. Janë sekuestruar gjithashtu steroide, produkte bimore, suplemente shëndetësore dhe barna për sëmundje mendore.

Në total, janë arrestuar afro 800 persona dhe janë mbyllur rreth 13,000 faqe interneti e llogari që reklamojnë barnat ilegale.

Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar ishin ndër vendet me sekuestrimet më të mëdha. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi lidhet ankthi me nevojën e shpeshtë për të urinuar?
Artikulli i rradhës Plagoset aksidentalisht një person në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.