Ditët e fundit të muajit tetor pritet të shoqërohen me intervale me diell dhe vranësira, por pa mundësi për reshje shiu.
Mëngjesi përgjatë këtyre ditëve pritet të jetë i ftohtë dhe me ngrica shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, temperaturat minimale priten të zbresin në 0C deri në 3C, kurse maksimalet do të jenë nga 11C deri në 14C.
“25.10 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë. Ditën kryesisht me diell dhe vransira kalimtare orëve të pasdites.
26.10 – Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica vende-vende, ditën kryesisht me diell.
27.10 – Kryesisht me diell, orëve të pasdites dhe mbrëmjes vransira kalimtare të shtresave të larta.
28.10 – Alternime vransirash dhe kthjellimesh.
29.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.”, thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/