Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Intervistë me specialisten e Psikiatrisë dr. Shukrije Statovci: Skizofrenia, faktorët dhe simptomat

Lajme 25/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dje është shënuar dita ndërkombëtare e skizofrenisë. Skizofrenia është çrregullim psikotik që karakterizohet me njohje të gabuar të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm.

Për të mësuar më shumë lidhur me këtë çrregullim psikotik Gazeta Shneta ka realizuar një intervistë me doktoreshën Shukrije Statovci e cila është specialiste e Psikiatrisë dhe udhëheqëse e Departamentit të Çrregullimeve jopsikotike në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK/ ShSKUK. Doktoresha Statovci flet për faktorët, simptomat dhe trajtimin e skizofrenisë, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas doktoreshes Shukrije njohja e gabuar e realiteti është thelbi psikotik i sëmundjes së skizofrenisë e cila manifestohet me çrregullimet e percepcionit, mendimeve, emocioneve, të folurit dhe aktivitetit fizik dhe se nuk dihet se cilët janë faktorët mirëpo hulumtimet sugjerojnë se njëri ndër faktorët mund të jetë etiologjia.

Skizofrenia është çrregullim psikotik që karakterizohet me njohje të gabuar të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm,kjo njohje e gabuar e realitetit që është edhe thelbi psikotik i sëmundjës manifestohet me çrregullimet e percepcionit, mendimeve, emocioneve, të folurit dhe aktivitetit fizik.

Shkaqet e sakta të skizofrenisë nuk dihen, mirëpo hulumtimet sugjerojnë se etiologjia është multifaktoriale dhe ka të bëjë me një kombinim të faktorëve biologjik, psikologjik dhe social,- tha ajo.

 

Skizofrenia mund të shfaqet në cdo moshë, por shpeshtësia e fillimit është më  e shprehur te moshat 15-35 vjecare. 50% të rasteve me skizofreni diagnostifikohen para moshës 25 vjecare, kurse është e rrallë paraqitja e skizofrenisë  para moshës 10 vjeçare dhe pas asaj 40 vjeçare. Specialistja Statovci ka listuar simptomat e skizofrenisë siç janë halucinacionet, deluzionet, çrregullimet emocionale, çrregullimet e vullnetit, çrregullimet e të folurit dhe çrregullimet e aktivitetit motor.

  • Halucinacionet që janë perceptime pa prezencë të objektit real, gjatë halucinacioneve nuk ka ngacmim të receptorëve në organet shqisore. Halucinacionet ndahen sipas ndjesive. Halucinacionet më të shpeshta në skizofreni janë ato akustike ose auditive që karakterizohen me dëgjimin e zërave që kanë kuptim. Zërat mund të janë biseda të këndshme, lëvdata ose edhe zakonisht, të pakëndshme si; përveshje, ofendime, urdhëresa (imperative). Te halucinacionet akustike imperative shpesh ndodhë që personi të urdhërohet të kryej veprime të dhunshme, qoftë autoagresive (vetëvrasje) ose heteroagresive (vrasje). Tek halucinacionet akustike burimi i zërit është gjithnjë në ambientin rrethues jashtë pacientit.
  • Deluzionet që janë crregullime në të menduar dhe karakterizohen me një bindje të patundur, të mbështetur mbi themele të dëmtuara që nuk ndikohen nga argumentet apo faktet që provojnë të kundërtën, e që nuk bënë pjesë në besimet tradicionale të sfondit kulturor apo nivelit arsimor të një personi.Besimi deluzional nuk mund të korigjohet edhe kur personi vendoset para fakteve. 

Deluzionet më të shpeshtë në skizofreni janë : deluzionet paranoide (mendimi dominues  është persekutimi apo ndjekja,personi mendon se kundër tij organizohen komplote dhe konspiracione të individëve të caktuar, grupeve të njerëzve ose organizatave në përgjithësi ), deluzionet interpretative ( personi çdo informatë mediale të shtypur ose elektronike e lidhe me veten, të gjitha këto i kupton si porosi të fshehta të cilat i dërgohen atij, ose opinionit për te), deluzionet e raportit (secilën ngjarje e cila ndodhë rreth tij personi e lidhë me veten, secila ndodhi apo secilin veprim qoftë edhe minimal të personave në rreth të tij e kupton si porosi te fshehur të drejtuar ndaj tij),deluzionet megalomane   që ndryshe quhen edhe deluzione të madhështisë, pasurisë, prejardhjes, ekspansionit(mendimet zakonisht janë mbivlerësim jokritik i vetës, personi mendon se ka prejardhje mbretërore, ose që është mik i ngushtë i personaliteteve të famshme ose shumë të rëndësishme, mendojnë që kanë pasuri të jashtëzakonshme, që mund të ndikojnë në raportet ndërkombëtare ose në klimën globale etj). 

  • Çrregullimet emocionale-  karakterizohen me afekt të mpirë ose të sheshuar emocional. Këta persona mund të mbesin aq shumë pa shprehje emocionale sa duket sikur kanë vënë maskë. Karakteristikë tjetër është edhe afekti që nuk përshtatet me përmbajtjen e mendimeve (afekt inkongruent) p.sh.qesh përderisa flet për vdekjën e mikut apo babait.
  • Çrregullimet e vullnetit-Vullneti dhe aftësia e personit për të realizuar planet, mund të paralizohet nga negativizmi ose nga friga iracionale e fuqive të tij/ose të saj destruktive.
  • Çrregullimet e të folurit-Ndër shqetësimet e zakonshme të të folurit  që hasen në skizofreni duhet përmendur: humbja e lidhjës së mendimeve, inkoherenca, konkretizimi, gjuha”private” që kuptohet vetëm nga pacienti, varfërim i të folurit (veprimtaria e pakët ose mungesa e të folurit), formimi i fjalëve të reja (neologjizma) dhe përsëritja e të folurit të njerëzve të tjerë (ekolalia).
  • Çrregullimet e aktivitetit motor-Veprimtaria mund të pakësohet në mënyrë të dukshme (si ngadalësim psikomotor apo katatoni ) apo edhe të shtohet (agjitim psikomotor), Personat me skizofreni mund të kryejnë sjellje që i ngjajnë robotit, sjellje te cuditshme  përsëritëse, ose ekopraksi (personi përsëritë veprimet që i ka parë rreth tij, nuk mund të lirohet nga këto veprime, i përsëritë vazhdimisht, deri sa nuk observohet veprimi i radhës në rreth),- tregoi doktoresha.

Sa i përket diagnostifikimit dr. Statovci tregoi se përdoren kriteret e përcaktuara sipas klasifikimeve ndërkombëtare dhe se simptomat duhet të jenë prezente së paku gjashtë muaj që të arrihet diagnoza e skizofrenisë. Skizofrenia është sëmundje që trajtohet me medikamente dhe metoda psikoterapeutike që janë efektive në menaxhimin e sëmundjes. Trajtimi  duhet të jetë i vazhdueshëm, dhe nëse realizohet në mënyrën e duhur është efektiv ashtu që personat përkundër sëmundjës  mund të kenë jetë kualitative.

Në fund doktoresha Shukrije Statovci ka ndarë me ne disa këshilla për të prekurit nga ky çrregullim psikotik.

  • Të mësojnë më shumë rreth sëmundjës dhe trajtimeve që janë në dispozicion;

  • Të respektojn përdorimin e medikamenteve sipas përshkrimit;

  • Të mos hezitojnë të kontaktojnë Psikiatrin për cdo problem apo paqartësi që kanë;

  • Të kërkojnë ndihmë dhe të reagojnë në shenjat e hershme të përkeqësimit sa më heret që të jetë e mundur;

  • Të praktikojnë kujdes për vetëvetën, të praktikojnë ushtime fizike p.sh.ecje në natyrë;

  • Të mos konsumojnë  alkool apo substance tjera psikoaktive  sepse mund të përkeqësojnë gjendjën dhe të pengojnë trajtimin në mënyrën e duhur;

  • Të mësojnë si të gjejnë  mënyra për të menaxhuar  stresin;

  • Të kenë kujdes me gjumin dhe ushqimin;

  • Të bashkohen në grupet mbështetëse  për skizofreninë. /Gazeta Shneta/

    Një video e shkurtër nga një e prekur nga ky çrregullim

Artikulli paraprakMarrja ditore e JODIT në shtatzëni dhe laktacion
Artikulli i rradhës Danimarka planifikon të ulë moshën e abortit

Ju sugjerojmë

Gjinekologjia e QKUK-së del me sqarim për vdekjen e foshnjës, kërkojnë të ruhet imazhi i klinikës

05/06/2023 Lajme

MSH i kërkoi Neonatologjisë që t’i përshtatë specifikat e tenderit për autoambulancë sipas draftit të NJKP-së

05/06/2023 Lajme

Mbahet  konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë

05/06/2023 Lajme

Ministria e Shëndetësisë me parregullësi në menaxhimin e specializantëve

05/06/2023 Lajme

Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

05/06/2023 Lajme

Mbahet konferenca ndërkombëtare- 20 vjetori i punës me frytnim të asistuar mjekësor

05/06/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.