Danimarka dëshiron të ulë moshën e abortit pa pëlqimin e prindërve në 15 vjeç nga 18 që është aktualisht, në përputhje me moshën e pëlqimit të vendit, tha të mërkurën ministrja për barazinë gjinore, Marie Bjerre.
Qeveria e mazhorancës njoftoi vendimin e saj për të mbështetur propozimin në ditën e 50-vjetorit të një ligji që u jep grave të drejtën për të zgjedhur abortin.
Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropën Perëndimore që legalizoi këtë praktikë në vitin 1973. Para kësaj, gratë kishin nevojë për miratimin e një mjeku për të kryer një abort, shkruan Returs, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë nën moshën 18-vjeçare aktualisht lejohen të bëjnë abort, edhe pse vetëm me pëlqimin e prindërve.
“Aborti mund të shoqërohet me shumë emocione, faj dhe turp. Të kërkosh pëlqimin e prindërve nën moshën 18-vjeçare mund të jetë poshtëruese dhe të ketë pasoja të rënda”, tha Bjerre në Twitter.
“Ne duam ta ndryshojmë këtë në mënyrë që të rinjtë të mund të zgjedhin nëse do të përfshijnë ose jo prindërit e tyre,” shtoi ajo./Gazeta Shneta/