Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO ka dhuruar një sistem të sofistikuar të ultrazërit për Qendrën Kryesore për Mjekësi Familjare në komunën Fushë Kosovës. Sistemi i dhuruar, i quajtur “Versana Essential Advanced Version” nga General Electric Healthcare, është një mjet që mund të identifikojë kancerin në fazat e tij të hershme, duke luajtur një rol kyç në shpëtimin e jetës.
Ky donacion është një pjesë e fushatës së IPKO-së “Së bashku kundër kancerit”, duke shfaqur përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë ndaj mirëqenies së komunitetit dhe infrastrukturës shëndetësore. Pranë ceremonisë së donacionit ishte Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Fushë Kosovës, znj. Mimoza Kolshi, e cila shprehu mirënjohjen për kontributin e rëndësishëm të IPKO-së dhe rëndësinë e këtij donacioni për komunitetin, përcjell Gazeta Shneta.
Zotërimi i një teknologjie të avancuar për zbulimin e kancerit në nivel lokal është vlerësuar thellësisht nga zyrtarët e kujdesit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Drejtori i QKMF, z. Remzi Shala dhe Kryeshefi, z. Mustafë Gashi, shprehën falënderimin e tyre për donacionin e IPKO-së, duke e cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm drejt shërbimeve shëndetësore më cilësore dhe të arritshme për komunitetin e tyre.
CEO i IPKO Telecommunications, z. Andras Pali, theksoi rëndësinë e përfshirjes së kompanisë në inicijativa sociale si kjo, duke shfaqur përkushtimin e tyre për të krijuar një impakt pozitiv në shoqëri. Përpos këtij donacioni, IPKO ka dhënë kontribut edhe në të kaluarën për shërbimet shëndetësore, duke përfshirë një sistem të ngjashëm të ultrazërit për Klinikën e Onkologjisë në vitin 2020.
Njoftimi i plotë:




