Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku, ka kryer një intervenim në zemër.
Baxhaku, i cili është vet kirurg me profesion, ia ka besuar intervenimin në zemër kardiokirurgut maqedonas Zan Mitrev, shkruan Gazeta Shneta.
Siç bëhet e ditur gjendja shëndetësore e Baxhakut është e mirë, ka raportuar tv opoja. Intervenimi është kryer në klinikën ‘Zan Mitrev’ në Shkup.
Kujtojmë se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që dy vjet është funksionalizuar me orar 24 orë Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. Në këtë klinikë kryhen operacione në zemër të hapur.
Përveç kësaj në disa spitale private kardiokirurg të njohur kosovar kryejnë pothuajse të gjitha llojet e operacioneve në zemër.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e vetme kur politikanët kërkojnë shërim në institucione shëndetësore jashtë Kosovës. /Gazeta Shneta/