Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, ka reaguar pas lajmit se ish-deputeti i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku, ka kryer një intervenim në zemër në një spital të Shkupit.
Kodra i ka uruar shërim të shpejt Baxhakut, por ka thënë se është e dhimbshme për një doktor që jetën e ka kaluar në spitalet publike, të kryej operacionin në privat e aq më tepër jashtë Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
Reagimi i plotë i Kodrës:
Doktor Hatim Baxhaku qenka operuar nga Zhan Mitrev dhe qenka më mirë me shëndet. Jam i lumtur që është më mirë me shëndet!
I dhimbshëm është fakti se një doktor që jeten e tij e ka qu në Spital Publik, ka qenë edhe Deputet, operimin nuk e kryen në spital publik , por në një privat, aq më keq një spital të huaj!
E vërteta është se prej Hashimit e te poshtë, krejt keni me pasë fatin e Doktor Hatimit nëse gjërat vazhdojnë kështu në shëndetësi.
E një gjë nuk është mirë me harru të gjith politikanët, që këta njerëzit e “patikave” që u kanë votuar juve, nuk i kanë mundësitë të shkojnë në spitale private!
Doktorrit i uroj shërim më të shpejtë. Qoftë e shkuar!