Ish-infermierja Patricia Minchin, tani 75 vjeçare, po e akuzon Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britani të Madhe për sëmundjen e saj të kancerit në gji.
Minchin është diagnostikuar me kancer në gji pasi sistemi i NHS-së dështoi ta ftoj atë për skrining. Tani sëmundja i është shpërndarë edhe në nyjet limfatike, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo është një nga 450 mijë gratë që nuk u ftuan për ekzaminim, pasi defektit në sistemin elektronik të shërbimit shëndetësor.
Sekretari i Shëndetësisë Jeremy Hunt ka deklaruar se rreth 270 gra mund të kenë vdekur si pasojë e këtij gabimi.
Minchin do të duhej të ftohej për mamografi në vitin 2013, ndërsa është diagnostikuar me kancer dy vite më vonë.
“Ndihem shumë e zhgënjyer. Nuk e di nëse do të mbijetojë. Do të doja një shpjegim nga dikush se çfarë ka ndodhur dhe pse nuk e kam marr ftesën për mamografi”, ka deklaruar ajo.
Skandali me kancerin e gjirit është raportuar gjatë ditës së djeshme nga mediat në Angli. /Gazeta Shneta/