Ish-këshilltarja e ministrit Uran Ismaili, Rina Limani, brenda një muaji është përzgjedhur në dy pozita drejtuese.
Limani, më datën 22 shkurt është zyrtarizuar në pozitën e Shefes së Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Donacione në SHSKUK, ndërsa vetëm një muaj më vonë u përzgjodh edhe drejtoreshë në Institutet Paraklinike të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën e parë Limani nuk ka pasur konkurrencë, pasi kundërkandidatja Labinota Kondirolli në test kishte marr 50 pikë ndërsa në intervistën me gojë nuk kishte marr pjesë fare.
Ndërkaq në Institute konkurrencën e ka pasur më të fortë. Kundërkandidatë për drejtor kanë qenë edhe Labinot Shahini me 357 pikë në total dhe Shkelzen Reçica me 349 pikë. Sadushe Loxha nuk e kishte kaluar testin me vetëm 44 pikë.
Kujtojmë se Limani ka qenë këshilltare e ministrit Uran Ismaili i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Gazeta Shneta/