Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-këshilltarja e ministrit kryeson garën për drejtor në Institutet Paraklinike të QKUK-së

Lajme 24/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-këshilltarja e ministrit të Shëndetësisë, Rina Limani, ka dal e para në testin me shkrim në garën për drejtor të Instituteve Paraklinike të QKUK-së

Procesi i konkursit për drejtor të njësive të QKUK-së po vazhdon ende. Rezultatet e testit me shkrim janë publikuar edhe për dy klinika, Reumatologji dhe Hematologji, si dhe për Institutet Paraklinike.

Në këtë të fundit garës për drejtor i ka hyrë edhe Rina Limani, ish-këshilltare e ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili. Limani ka dal e para në testin me shkrim me gjithsej 92 pikë, duke lënë larg kundërkandidatët e saj. Dr. Shkelzen Reqica ka dal i dyti me 80 pikë dhe Dr. Labinot Shahini në vendin e tretë me 78 pikë. Dr. Sadushe Loxha nuk ka arritur ta kaloj testin me shkrim duke marr vetëm 44 pikë, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq në garën për drejtor të Reumatologjisë pa konkurrencë ka mbetur Dr. Avni Kryeziu. Ai ka fituar 86 pikë në testin me shkrim, ndërsa dy kundërkandidatët e tij Dr. Arta Gashi dhe Dr. Basri Durmishi kanë abstenuar nga testi.

Garë pa konkurrencë po zhvillon edhe Dr. Shemsedin Sadiku me 75 pikë në testin me shkrim për drejtor të Hematologjisë. Dy kundërkandidatë të tij, Dr. Fitim Gashi dhe Dr. Afërdita Ukimeraj nuk e kanë kaluar testin me shkrim pasi kanë marr më pak se 50 pikë, ndërsa Dr. Suzana Krasniqi ka abstenuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFamiljarja letër mirënjohëse personelit të Endokrinologjisë për kujdesin ndaj nënës së saj
Artikulli i rradhës Horoskopi, 24 shkurt 2019

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.