Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së Imet Rrahmani, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të marr masa kundër pandemisë.
Rrahmani ka thënë se shëndetësia është para kolapsit dhe vetëm ata që janë ballafaquar direkt e kuptojnë këtë situatë, transmeton Gazeta Shneta.
“Shpresojmë që ABC-ja e kujdesit kundër Covid-19 të rizbërthehet drejt dhe të merren masat e nevojshme se jemi para kolapsit! Vetëm ata që janë ballafaquar direkt me sëmundjen, ata që kan pasur vdekje në familje dhe puntorët shëndetësor e kuptojnë se nëpër çka po kalojmë”, ka shkruar Rrahmani.
Kujtojmë se Rrahmani ka qenë në grupin këshillues për ish-ministrin Zemaj për menaxhimin e pandemisë. Gjatë kësaj kohe ai nuk kishte bërë thirrje publike për marrjen e masave, ndonëse rritja e numrave ka filluar prej më shumë se 2 javë. /Gazeta Shneta/