Komisioni Disiplinor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar e ka qit nga puna Dr. Tefik Bekteshin.
Ky vendim është marr nga Komisioni pasi Bekteshi nuk ishte paraqitur në punë për më shumë se tre muaj, ka marr vesh Gazeta Shneta nga burime brenda SHSKUK-së.
Sipas burimeve Bekteshi nuk kishte pranuar të shkoj në klinikë, pasi ka konsideruar se i ishte bërë e padrejtë shkarkimi nga pozita e drejtorit dhe pezullimi nga puna dhe rastin e ka dërguar në Gjykatë.
Bekteshi ishte shkarkuar me arsyetimin për shkelje dhe parregullësi gjatë menaxhimit të klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. Bazë për këto shkelje ishte marr raporti i Auditorit të Brendshëm, i cili kishte evidentuar parregullësi të shumta në shpërndarjen e gatishmërive dhe kujdestarive. /Gazeta Shneta/




