Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-ministri Latifi udhëton në Amerikën Latine, synon të krijojë raporte për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës

Lajme 28/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka udhëtuar në disa vende të Amerikës Latine ku po synon që përmes “diplomacisë mjekësore” të krijojë raporte për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës i cili udhëhiqet nga Latifi, ish-ministri ka deklaruar se ndërtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare është mënyra e vetme për të zhvilluar shëndetësinë në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.

“Gjatë tri dekadave të fundit, ne u mbështetëm në mësimin e njëri-tjetrit. Është si i verbëri që udhëheq të verbrin. Ne ishim të verbër ndaj shkencës dhe mjekësisë moderne për 30 vitet e fundit. Kapërcimi i këtyre pasojave të ngulitura prej tri dekadash, do të marrë kohë dhe të dhëna, pasi që transformimi nuk mund të ndodhë pa të dhëna. Për këtë çështje, nuk ka rrugë tjetër!”, citohet Latifi në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë:

Diplomacia Mjekësore- në fokus të vizitës së Prof. Dr. Rifat Latifi në Amerikën Latine

Kryetari Themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka filluar vizitën disa ditore në Amerikën Latine, fillimisht në Brazil, pastaj në Uruguai, Bolivi dhe Argjentinë, në kërkim të krijimit të bashkëpunimit mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe Shoqatave e Kolegjeve të këtyre shteteve.

Sipas Prof. Dr. Rifat Latifi, thekson se “Diplomacia Mjekësore”, është  shtylla kryesore e njëherit kurrizore e diplomacisë globale shëndetësore, që është përcaktuar si një spektër i gjerë i përcaktuesve shëndetësorë, si një element vendimtarë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe tregtisë, për të cilën kërkohet veprim kolektiv nga secili it prej nesh.

Pata disa kohëve, Prof. Dr. Rifat Latifi, në revistën Kosova Journal of Surgery, ka shkruar se “ndërtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare për të mbështetur nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë, është mënyra e vetme për të sjellë burimet e nevojshme, arsimin dhe aftësimin për vendin dhe personelin mjekësor. Gjatë tri dekadave të fundit, ne u mbështetëm në mësimin e njëri-tjetrit. Është si i verbëri që udhëheq të verbrin. Ne ishim të verbër ndaj shkencës dhe mjekësisë moderne për 30 vitet e fundit. Kapërcimi i këtyre pasojave të ngulitura prej tri dekadash, do të marrë kohë dhe të dhëna, pasi që transformimi nuk mund të ndodhë pa të dhëna. Për këtë çështje, nuk ka rrugë tjetër!”.

“Përfaqësuesit e shoqatave të kirurgjisë prej këtyre vendeve janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, dhe ta  ndihmoje transformimin e shëndetësisë në Kosovë, duke e ndihmuar kirurgjinë dhe KKK. Ky është një burim i shkëlqyeshëm i avancimit të kirurgjisë në Kosovë”, thotë mes tjerash prof.. Dr. Latifi.

Këtë vizitë Prof.  Dr. Latifi, e ka filluar sot, në Brazil, ku po merr pjesë si mysafirë nderi, më Kongresin e 35-të, të  Shoqatës Pan Amerikane të Traumës,  dhe në Kongresin e 35-të, të Shoqatës së Kirurgëve të Brazilit, që ka rreth 30 mijë anëtarë,  Në këtë ngjarje, ai ligjëroj temën “ Telemjekësia dhe Teletrauma: Më në fund këtu, por shumë e vonuar”, dhe  për “Manaxhimin e Pacientit, me Arrest Traumatik Kardiak”.

Nesër ai do flet për temën “Kirurgjia Globale dhe Vullnetarizmi Kirurgjikal: Një model i qëndrueshëm i përmirësimit të aksesit në kujdesin shëndetësor”, dhe do të merr pjesë në seksionin si debatues në menaxhimin e traumave komplekse.

Po ashtu, ai nesër do të zgjidhet anëtarë Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit, nder ky që jepet vetëm kirurgeve të njohur në botë, për  kontribut të jashtëzakonshëm në kirurgji, dhe në shëndetësinë globale.

Artikulli paraprakPrindërit shesin foshnjën tetëmuajshe për të blerë një iPhone 14
Artikulli i rradhës AGK reagon kundër mbylljes së Klan Kosova: Proces i motivuar politikisht

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.