Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindërit shesin foshnjën tetëmuajshe për të blerë një iPhone 14

Jetë 28/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një çift nga Bengali Perëndimor shiti fëmijën e tyre 8 muajsh për të blerë një iPhone 14 për të bërë video të shkurtra në Instagram.

Një rast tronditës ka ndodhur në Bengalin Perëndimor, ku një çift kaluan limitet vetëm për të bërë video të shkurtra në Instagram gjersa udhëtonin në të gjithë shtetin, shitën fëmijën e tyre, shkruan Mint, transmeton Gazeta Shneta.

Ngjarja u zbardh pasi fqinjët vunë re se foshnja tetëmuajshe e familjes ishte zhdukur. Ata nisën të dyshojnë kur çifti bleu telefonin e shtrenjtë dhe udhëtoi nëpër Bengalin Perëndimor për të bërë video, teksa foshnja e tyre nuk dukej gjëkundi.

Policia ka arrestuar nënën, ndërsa babai mbetet i arratisur. Nëna rrëfeu në polici se ata e shitën fëmijën për të blerë iPhone për të krijuar ‘’reels’’ në Instagram, që të shfaqnin udhëtimet e tyre nëpër Bengalin Perëndimor. Policia ka hapur rastin ndaj çiftit si dhe gruas që bleu foshnjën në një rast lidhur me trafikun e qenieve njerëzore.

Fatkeqësisht, ky nuk është incidenti i parë. Kanë dalë disa raportime, madje edhe nga vende të tjera, ku njerëzit kanë shitur fëmijët e tyre për iPhone. Në vitin 2016, një çift kinez dyshohet se shiti vajzën e tyre të porsalindur tetëmbëdhjetëditëshe për 3530 dollarë për të blerë një iPhone.

Këtë vit, një grua australiane shprehu dëshirën e saj në gjykatë për të shkëmbyer fëmijën e saj të palindur me një iPhone. Ajo mbylli dy nga vajzat e saj brenda një makine për nëntë orë duke çuar në vdekjen e tyre./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSH hap konkurs për tre vende pune: Shef i Prokurimit, Shef i Zyrës për Media dhe Asistent për Sekretarin
Artikulli i rradhës Ish-ministri Latifi udhëton në Amerikën Latine, synon të krijojë raporte për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.