Ish presidenti amerikan George HW Bush është shtruar në spitalin e Hjuston për katër ditë, si shkak i përsëritjes së epidemisë ‘pneunomonia’ që i kishte ndodhur më parë , tregoi një antar i familjes të martën.
Ai i kaloi 16 ditë në spital, për trajtimin e pneunomonisë gjatë muajit Janar të këtij viti, shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Shneta.
Zoti Bush ka një formë të sëmundjes së Parkinsonit dhe si shkak i saj ai përdor një skuter motorik ose një karrocë për lëvizshmëri. Pavarësisht nga humbja e aftësisë për ecje, Z. Bush festoi ditëlindjen e tij të 90-të duke bërë kërcim me parashutë në Kennebunkport, Maine.
Verën e kaluar, zoti Bush udhëhoqi një grup prej 40 luftëtarësh të plagosur në një udhëtim peshkimi në krye të motoskafit të tij, tre ditë pas festimit të 92-të të ditëlindjes së tij./Gazeta Shneta/




