Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-rektori dhe ish-dekani në Fakultetin e Mjekësisë në Kragujevc dyshohet se iu lëshuan diploma false shqiptarëve

Lajme 15/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq dhe krahu i djathtë i tij, ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Predrag Çanoviq, janë arrestuar para disa ditësh me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar në Kralevë.

Të dy janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përfshirë përvetësim në lidhje me diplomat që u jepnin shtetasve shqiptarë dhe kroatë dhe patën përfitime shumëmilionëshe.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, dyshohet se ish-rektori dhe ish-dekani kanë ndërmjetësuar në mënyrë të kundërligjshme me mësimdhënësit dhe punonjësit e administratës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, për regjistrimin e shtetasve të huaj në kundërshtim me rregulloren.

Ata dyshohet se kanë regjistruar 45 shtetas kroat në vitin e tretë të programit infermier/teknik dhe kanë lëshuar 44 diploma.

Ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë dyshohet poashtu se ia ka mundësuar një kandidati mbrojtjen e doktoraturës edhe pse e dinte se kandidati nuk ishte i regjistruar në studimet e doktoraturës.

Siç shkruan Blic.rs, ky medium pati raportuar për përvetësim, poshtërim të punonjësve, shkarkime dhe nepotizëm të rektorit arrogant Arsenijeviq për më shumë se gjysmë viti.

Arsenijeviq dhe Çanoviq u arrestuan në Kragujevc dhe u dërguan në Kraljevë në Prokurori. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton poliomielitin: Virusi që përhapet lehtësisht nga personi në person
Artikulli i rradhës Xhevdet Pozhari thirrje Kurtit ta shkarkoj Rifat Latifin: Ndërroje atë turistin e shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.