Polio është zbuluar në ujërat e zeza në disa zona të Londrës, duke shkaktuar një nxitje vaksinimi nga zyrtarët e lartë shëndetësor. Çfarë e shkakton poliomielitin?
Mbretëria e Bashkuar, u shpall zyrtarisht pa poliomielit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2003, megjithatë një seri zbulimesh në sistemet e ujërave të zeza të Londrës këtë vit ka ngjallur shqetësime nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Shumica e njerëzve që janë vaksinuar kundër poliomielitit janë në rrezik shumë të ulët për t’u prekur nga virusi dhe për t’u sëmurë.
Megjithatë, njerëzit që nuk janë të azhurnuar në lidhje me vaksinat e tyre janë në një rrezik të shtuar.
Virusi është gjithashtu veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët nën moshën pesë vjeç që nuk kanë marrë një vaksinë.
Si përhapet poliomieliti?
Polio shkaktohet nga një virus që përhapet lehtësisht nga personi në person.
Zyrtarët e NHS janë shprehur se: “Zakonisht përhapet përmes kontaktit me jashtëqitjen e një personi të infektuar.
Për shembull, nga moslarja e duarve si duhet dhe futja e tyre në gojë, ose nga ushqimi ose uji i kontaminuar”.
Polio mund të përhapet gjithashtu përmes kollitjes ose teshtitjes, megjithëse kjo është shumë më pak e zakonshme.
Për të parandaluar këtë lloj përhapje, duhet të siguroheni që të lani duart siç duhet dhe të mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtitni.
NHS: “Shanset tuaja për t’u prekur nga poliomieliti në Mbretërinë e Bashkuar janë jashtëzakonisht të ulëta. Kjo është për shkak se shumica e njerëzve janë plotësisht të vaksinuar. Polio u zhduk në Evropë në 2003.”
Ka disa vende ku ekziston një rrezik më i lartë i përhapjes së poliomielitit dhe ata që udhëtojnë drejt tyre duhet të sigurohen që vaksinat e tyre të jenë të përditësuara përpara se të nisën.
Aktualisht, nuk ka trajtime për poliomielitin, kështu që parandalimi është mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt nga virusi.
Mënyra kryesore për të parandaluar poliomielitin është duke u siguruar që ju dhe fëmijët tuaj të jeni vaksinuar. /Gazeta Shneta/