Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ISHP: Në Maqedoni një në tre fëmijë 6-9 vjeç është mbipeshë

Lajme 04/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të dhënat më të fundit nga Studimi i Iniciativës Evropiane për Mbipeshën e Fëmijëve (COSI) nxjerrin në pah një situatë shqetësuese lidhur me ushqyerjen dhe peshën trupore te fëmijët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Institutit për Shëndetin Publik, 31.2% e fëmijëve të moshës 6–9 vjeç janë mbipeshë, ndërsa 13.7% jetojnë me obezitet nivele më të larta se mesatarja evropiane prej 25% për mbipeshën dhe 11% për obezitetin.

Të dhënat tregojnë se mbipesha dhe obeziteti janë më të përhapura te djemtë sesa te vajzat. Në të njëjtën kohë, vetëm një në katër fëmijë konsumon fruta të freskëta çdo ditë, duke shënuar nivelin më të ulët në rajonin evropian. Edhe konsumi i përditshëm i perimeve mbetet i ulët, me vetëm 20% të fëmijëve që i përfshijnë ato çdo ditë në dietë.

Ndërkohë, 40% e fëmijëve konsumojnë ushqime të kripura, ndërsa më shumë se gjysma (51%) hanë rregullisht ushqime të ëmbla të paktën tre herë në javë.

Sa i përket stilit të jetesës, rreth 40% e fëmijëve kalojnë mbi dy orë në ditë para ekraneve. Megjithatë, ka edhe tregues pozitivë: 63.3% ecin ose shkojnë me biçikletë në shkollë (deri në 89% për ata që jetojnë brenda dy kilometrave), 94% luajnë të paktën një orë në ditë dhe 88.6% flenë minimumi nëntë orë çdo natë. Rreth 48.2% merren me sport aktiv më shumë se dy orë në javë.

“Fëmijët me mbipeshë dhe obezitet jetojnë në familje, prindërit e të cilave kanë një nivel të ulët ose të mesëm arsimimi formal. Fëmijët që praktikojnë zakone që mbështesin shëndetin jetonin me prindër që kishin një nivel më të lartë arsimimi. Ka një ndërgjegjësim të ulët midis prindërve për të njohur mbipeshën dhe obezitetin tek fëmijët e tyre. Për më shumë se gjysmën e fëmijëve që jetojnë me mbipeshë dhe ose obezitet, prindërit perceptojnë se pesha trupore e fëmijëve të tyre ishte brenda kufijve të rekomanduar të “peshës normale trupore””, thuhet në njoftimin nga ISHP-ja/Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVetëm dy ditë me tërshërë mund të ulin kolesterolin e keq
Artikulli i rradhës Kutitë për votimin e presidentit/es dërgohen në sallën plenare

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.