Në një njoftim bashkëpunimi, Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Gjilanit bëjnë të ditur se kanë hapur konkurs për të punësuar staf mjekësor në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) – Gjilan.
Konkursi përfshinë pozitat e mëposhtme:
- 6 Doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme
- 10 Infermierë të Përgjithshëm
- 2 Stomatologë
- 1 Teknik i Stomatologjisë
Afati i fundit për aplikim është data 14 Shkurt 2024, në ora 16:00./GazetaShneta/



