Islanda dhe Norvegjia kanë pezulluar përdorimin e të gjitha vaksinave nga AstraZeneca.
Pas këtij vendimi, Agjencia Evropiane e Barnave ka filluar hetimin, pasi dyshimet e para ishin tek raporti i një pacienti nga Danimarka, i cili ndërroi jetë nga mpiksja e gjakut pasi vaksinimit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik lëshoi një deklaratë duke thënë se vendi ka ndaluar administrimin e vaksinës pas këtij raportimi.
Deklarata nga ky Institut vë në dukje se janë raportuar raste të mpiksjes së gjakut pasi kishin marrë vaksinën, por kryesisht tek të moshuarit të cilët kishin edhe kushte tjera shëndetësore.
Së fundmi, as Norvegjia dhe as Islanda nuk kanë treguar sesa do të zgjasë pezullimi./GazetaShneta/