Pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca nga Islanda, Danimarka dhe Norvegjia, ka reaguar së fundmi edhe vetë kompania.
Kompania farmaceutike AstraZeneca, në një deklaratë për media, ka thënë se siguria e pacientit është përparësia e tyre shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Siguria e pacientit ëhtë përparësia më e lartë për AstraZeneca.Rregullatorët kanë standarde të qarta dhe të rrepta të efikasitetit dhe sigurisë për aprovimin e çdo ilaçi të ri, kjo përfshinë edhe vaksinën anti covid AstraZeneca.”
“Siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike të fazës III dhe të dhënat e rishikuara nga kolegët konfirmojnë se vaksina përgjithësisht është e lejuar”, thuhet në deklaratë./GazetaShneta/
Islanda dhe Norvegjia pezullojnë përdorimin e vaksinës anti covid nga AstraZeneca