Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar për punët që po kryhen në Klinikën e re të Pediatrisë me Kirurgji të fëmijëve në QKUK.
Ky projekt rreth 22 milionë euro është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, por Ismaili është përkujdesur që këtë fakt të mos e përmend në postimin e tij, shkruan Gazeta Shneta.
Një lëshim i tillë me ose pa qëllim edhe do të ishte falur nëse do të ishte vetëm një njoftim i zakonshëm, por Ismaili këtë postim e ka sponsorizuar në Facebook.
E këtë e kanë vërejtur edhe qytetarët të cilët e kanë kritikuar Ismailin pse nuk e ka përmendur emrin e donatorit dhe kësisoj po i merr meritat për vete. /Gazeta Shneta/