Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili dhe Haziri nënshkruajnë marrëveshjen për finalizimin e QMF-së në Gjilan

Lajme 24/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar plotësim ndryshimin e Marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Përmes kësaj marrëveshje, Ministria e Shëndetësisë zotohet të bëj pagesën e mbetur të mjeteve në vlerë prej 562,969 euro për realizimin e këtij projekti, të cilin MSh e ka financuar me 1 milion euro.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i Shëndetësië, Ismaili tha se Qendra e re e Mjekësisë Familjare do të plotësoj të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit.

“Edhe 560 mijë euro të tjera për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan. Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nënshkruam plotësim ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për këtë projekt, të cilin Ministria e Shëndetësisë e financon me 1 milion euro. Qendra e re e Mjekësisë Familjare do të plotësoj të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit”, citohet Ismaili në njoftimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu falënderimin e tij për zhvillimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Gjilanit.

Vlera e Kontratës bazë të Projektit është 1,195,438.67 €, në realizim të së cilit, MSh është bashkë-investitorë me pjesëmarrje në investim në shkallën prej 85% nga shuma e kontratës bazë, përkatësisht, 1,016,122.87 €, ndërsa Komuna, është bashkë – investitorë dhe përfitues me pjesëmarrje në investim në shkallën prej 15%, përkatësisht 179,315.80 €, nga shuma e kontratës bazë, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE konfirmon Instituti Kombëtar, statistikat për mortalitetin janë nxjerr nga QKUK
Artikulli i rradhës Shtatzënia ndikon në “shterrjen” e zërit të nënave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.