Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Jakup Ismaili, ka deklaruar se embriologu i njërit prej spitaleve private nuk e ka ditur se çfarë ka në tanket e embrioneve.
Ismaili në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, ka thënë pas bastisjes së spitaleve nga Policia e Kosovës, tanket me qeliza dhe embrione janë dërguar në klinikën të cilën e udhëheq ai.
“Njëri nga embriologët, nuk po dua ta përmend me emër nga cila klinikë, nuk e dinte se çfarë ka në tanke”, ka deklaruar Ismaili. Ai ka thënë këto spitale janë bastisur pas dyshimeve për shkelje të Udhëzimit Adminsitrativ për frytnim të asistuar mjekësor. /Gazeta Shneta/